Gjuriqi thotë “Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviqa” – i dënuar për nxitje të urrejtjes nacionale në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk i ka kursyer shpifjet dhe cilësimet denigruese ndaj autoriteteve të Kosovës pas dënimit të Ivan Todosijeviqit, ish ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, për shkak të “nxitjes së urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, në lidhje me masakrën serbe të Reçakut.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve, FoNet, Gjuriqi ka thënë se “shovinistët shqiptarë edhe zyrtarisht kanë suspenduar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë e Metohi për liri të mendimit e të fjalës, duke e dënuar Ivan Todosijeviqin me dy vjet burgim”, transmeton Koha.net.

“Të gjithë ne jemi Ivan Todosijeviqa!” – e ka shqiptuar ai slloganin, si dikur për diktatorin Tito, pas vdekjes së tij.

“Ajo që ka thënë ai (e ka fjalën për Todosijeviqin) u pengon atyre meqë shteti i tyre i rremë si një kullë prej letre mbështetet në gënjeshtra dhe fshehjen e krimeve, prandaj me panik i frikësohen çdo zëri të së vërtetës”, citon kjo agjenci deklaratën e tij.

“Popullin serb askush nuk mund ta detyrojë të pranojë interpretime të fabrikuara të së kaluarës, të mbyllë sytë para të vërtetave të pamohueshme mbi krimet e trilluara ndaj civilëve në Reçak dhe të pranojë heshtjen e krimeve që kanë kryer terroristët e UÇK-së”, ka thënë ai, duke mos kujtuar të gjithë ata civilë, gra, fëmijë e pleq, të vrarë nga forcat serbe në vitet e fundshekullit të njëzetë.

Sipas Gjuriqit “gjyqësia e Prishtinës i ka sjellë dëme të pariparueshme procesit të pajtimit në Kosovë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme