Social demokrati Ivan Brajovic është zgjedhur sot kryetari i Parlamentit të Malit të Zi.
Ligjvënësit malazezë kanë bërë edhe një hap para drejt formimit të qeverisë së re, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të tensionuar, transmeton Express.
Parlamenti sot zgjodhi social demokratin Brajovic për kryetar, duke dhënë sinjal për koalicion të ardhshëm me partinë udhëheqëse, Partia Demokratike e Socialistëve.
Partia qeverisëse e kryeministrit Milo Djukanovic fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 16 nëntorit, por i duhet të formojë koalicion me grupe më të vogla dhe pakica