Geci: Thaçi më ka thënë se komunikatën nr.59 e ka shkruar Rexhep Selimi i VV’së

Ish-anëtari i LDK-së, Gani Geci, ka thënë se presidenti, Hashim Thaçi, i kishte thënë se komunikatën numër 59 e ka shkruar Rexhep Selimi.


Selimi para disa javëve ka thënë se komunikatën famëkeqe e ka shkruar pikërisht Thaçi.Geci thotë se për këtë deklaratë duhet që dikush të marrë përgjegjësi.

Ai po ashtu thotë se ka kërkuar për vite me radhë se kush e ka shkruar këtë deklaratë.

“Për komunikatën është bërë një kërkim falje, për të cilën e falënderoj Thaçin”, ka thënë Geci.“Mirëpo Thaçi më kishte thënë në vesh se komunikatën e ka shkruar Rexhep Selimi. Unë me Rexhepin nuk kam pasur raporte të mira pas lufte pas zjarrit që është hedhur midis neve nga persona të tjerë. Ata kanë dashur që të më prishin edhe me Sami Lushtakun. Por nëse nuk është e vërtet, Thaçi duhet të bëjë padi ndaj Selimit. Unë me Selimin kemi bërë së bashku aksione gjatë luftës”.“Gjykata Speciale do e thërras Selimin për këtë deklaratë që e ka bërë në publik, nëse nuk e ka pyetur deri më tani. Unë këtë punë tani ia kam lënë gjykatës e nuk merrem më me të”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme