Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi, për konferencën e investitorëve myslimanë për të prekurit në vend nga tërmeti tragjiki 26 nëntorit, ku pritet të diskutohet për ndihmat financiare. Mëngjesin e sotëm, Rama është takuar me presidentin turk Recep Tayyp Erdogan.
“Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman”-deklaroi Rama dy ditë më parë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan deklaroi para pak ditësh se shteti turk do të ndërtojë 500 banesa për familjet që jetojnë tashmë në qiell të hapur.