Turqia ka testuar me sukses dronin e ri Akinci këto ditë. Me këtë produkt të fundit, Turqia është bërë zyrtarisht prodhuesi, përdoruesi dhe eksportuesi më i madh i teknologjisë së telekomanduar në Evropë, duke arritur në SHBA, Izrael dhe Kinë, në prodhimin e droneve.
“Që nga viti 2015, forcat ajrore turke kanë përdorur dronë të prodhuar në vend dhe ato janë bërë jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit. Me Akinci, këto kapacitete do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme”, tha Ismail Demir, shefi i industrisë së mbrojtjes së Turqisë.
Droni Akinci, është në trajtën e një aeroplani, i cili arrin një lartësi prej 12.2 kilometra dhe mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë. Me këto parametra, është në gjendje të zëvendësojë avionët ushtarakë në shumë misione.