Në lagjen “Emshir”, në Prishtinë sot rreth orës 13:00 ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me këtë rast është arrestuar 17 vjeçari V.I.
Policia është duke kërkuar armën që është përdorur për këtë rast, e në ndërkohë i dyshuari është duke u intervistuar nga zyrtarët policor.
Po në këtë lagje të kryeqytetit saktësisht në afri të shkollës së mesme “Hoxhë Kadri Prishtina”, ka ndodhur sot një plagosje me thikë.
I riu 16 vjeçar E.I ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK