Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në rend dite

Janë dy tema rreth të cilave përqendrohet më së shumti vëmendja e BE-së kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. E para është përpjekja për të arritur kompromisin që të vendoset rreth hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe e dyta është pritja e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këto dy tema ka interes në Bruksel, ndërsa është zbehur shumë, pothuajse ka rënë në harresë, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dështimi që të miratohet vendimi për dy shtetet kandidate ka pasur një ndikim dhe e ka kthyer çështjen e zgjerimit në agjendë. Tash ka presion që para samitit të Zagrebit në fillim të muajt maj të vitit që vjen të arrihet një kompromis për Maqedoninë dhe Shqipërinë, apo së paku për Maqedoninë. Por liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është në rendë dite, thonë burimet diplomatike në BE.

Kohë pas kohe kjo çështje përmendet në grupet e ulëta punuese, por disa shtete anëtare, sidomos Franca dhe Holanda, u dërgojnë mesazhe edhe shteteve që duan të mbështesin heqjen e vizave për kosovarët, që të mos insistojnë ende të vendoset në rend dite, sepse “nuk është ende momenti i duhur”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme