Të vdekur e të zhdukur pas shpërthimit të Vullkanit

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka bërë me dije se nuk ka shenja jete në ishullin e Bardhë ku ndodhi shpërthimi i vullkanit.

Trembëdhjetë njerëz supozohet se kanë humbur jetën, ku pesë prej tyre janë konfirmuar tashmë të vdekur dhe tetë janë ende të zhdukur në ishull.Vullkani shpërtheu të hënën ndërsa turistët po vizitonin ishullin. Tridhjetë e katër vetë mbijetuan, ku shumica janë ende duke marrë trajtim në spital.

“Të goditurit nga shpërthimi janë njerëz nga Zelanda e Re, Australia, Gjermania, Kina, Malajzia, SH.B.A. dhe Britania e Madh” njoftoi policia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme