Thaçi nga Reçaku: Heshtja e ndërkombëtarëve ia hapi gojën Vuçiqit që të mohojë masakrën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Reçakun, derisa, pas homazheve, tha se kjo masakër është pika kulminante e gjenocidit serb në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, për çka shteti i Kosovës, po punon maksimalisht që të respektohen në kuptimin më afirmativ dhe plotësisht në standardet më të larta të të drejtave të njeriut në Kosovë po në të njëjtën kohë ne gjithmonë duhet të kujtojmë të kaluarën, që të ecim sigurt përpara, pa dallimin e shtetit e në të njëjtën kohë për të ardhmen tonë euroatlantike, sot kam zgjedhur që të vizitojë Reçakun, që është pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë, që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë, në kuadër të gjenocidit të ushtruar nga shteti i Serbisë”, thotë ai.

Tutje, Thaçi ka përmendur masakrat e kryera në vend, të vrarët e të dhunuarit gjatë luftës së fundit nga shteti serb.

“Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra, kundër civilëve shqiptarë, ka vrarë rreth 1mijë e 300 fëmijë, e ka dhunuar rreth 20 mijë gra, kemi rreth 13 mijë civilë të vrarë, Recaku shënon pikën kulminante të masakrave e të krimit, të kryera nga shteti i Serbisë në Kosovë”, thotë ai.

Derisa ka folur për deklaratat e liderëve serb për këtë masakër, Thaçi tha se ata që kryen krimin nuk kanë dalë ende para drejtësisë si dhe se duhet kërkuar falje. Presidenti ka falendëruar edhe ambasadën e Zvicrës.

“Unë dëshiroj të falënderoj ambasadën e Zvicrës që ka qenë e saktë në deklarimet e veta sa i përket masakrës në Recak, ndërsa duhet të theksoj se krimi i kryer në Reçak pra krimi kundër njërzimit është vlerësuar edhe nga ambasadori Walker, është krim masakër.  Serbia ka kryer gjenocid për fat të keq ata që kanë kryer gjenocid nuk kanë dal ende para drejtësisë.

E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet edhe madje duke etiketuar dhe fyer të vrarë në Kosovë e kanë kryer krime edhe në Bosnjë dhe në Kroaci. E ardhmja ndërtohet duke pranuar fajësinë dhe kërkuar falje lidershipi i Serbisë. Heshtja e ndërkombëtarëve ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë të mohojë këtë krim”, thotë ai./GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme