Abazi zyrtarëve të LDK-së: Mos dërgoni ujë në mullirin e Prontos

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka deklaruar se deklarimi me gjuhë arrogante nga LDK-ja, është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve dhe të vendit. Sipas tij, kjo arrogancë nuk paraqet pikëpamjet e votuesve të kësaj partive, raporton Gazeta Express.

Abazi ka shkruar në Facebook, se duhet trajtuar më me respelt e me kujdes, përpjekja për të caktuar një standar të ri të arritjes së marrëveshjes për qeverisje.

“Duhet trajtuar më respekt e me kujdes përpjekja për të përcaktuar një standard të ri të arritjes se marrëveshjeve për bashkëqeverisje, sidomos kur kjo përpjekje dhe gadishmëri vjen nga LVV si fituese e parë e votës se pavarur, të pakushtëzuar, të pafavorizuar, votës nga diaspora që nuk është e varur direkt nga benificionet e mundshme politike. Dmth vota për LVV është votë e idealit për shtetin dhe vizionin e jetës me dinjitet në Kosovë. Pesha e votës është e njejtë por pasërtia e mardhënies ndërmjet votës dhe subjektit politik është po aq e rëndësishme”, ka thënë ai.

Sipas tij, deklarimi me gjuhë arrogante dhe mungesa e modestisë është karakteristikë e atyre që e kanë dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve dhe të vendit.

“Në atë proces LVV nuk ka participuar asnjëherë dhe në asnjë moment. Arroganca e zyrtarit të LDK në media nuk paraqet as pikpamjet e votuesit të LDK që ka votuar për ndryshimin e madh që duhet të ndodhë, rrjedhimisht kujdes nga pozicionet që zbehin besimin, dërgojnë ujë ne mullirin e PRONTO dhe ju rikujtojnë elektoratit formulat të cilat pas shenjë së barazimit kanë interesin individual dhe jo ate shtetrorë.

Asnjë gjë nuk është me rëndësishme në këtë fazë se sa përfundimi i procesit të determinuar nga vota qytetare dhe rezultati i pastërt zgjedhor e që është formimi I qeverisë dhe konsolidimi i institucioneve që të kryejnë punët e mëdha që po na presin”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme