Akademia bullgare e shkencës konteston gjuhën maqedonase

Për Akademinë Bullgare të Shkencave, gjuha maqedonase është një dialekt bullgar. Nga ABSH-ja janë kategorik, që nuk ndryshojnë qëndrim për këtë, ndwrsa akademikët bullgarë kanë vërejtje për Kartën e gjuhës maqedonase të miratuar nga ASHAM. Vlerësojnë se përmban qëndrime të pasakta dhe të papranueshme për origjinën, historinë dhe karakterin e gjuhës zyrtare në Maqedoni, të cilët siç vlerësuan, i dëmtojnë raportet midis dy vendeve.

Akademikët nga Sofja, jozyrtarisht e njohin gjuhën maqedonase, por nuk mund ta njohin zyrtarisht atë. Më 3 dhjetor, ASHAM pati një Kuvend ku u miratua një zgjidhje shkencore e gjuhës. Në 6 – 7 vitet e fundit marrëdhëniet midis dy akademive janë zhvilluar shumë pozitivisht – tha Vasil Nikolov, zv/kryetar ASHB-së.

Kryetari i ASHAM-it në largim, Taki Fiti sot tha që do të konsultohet me gjuhëtarët e më pas do të dalin me qëndrim.

Këtu është involvuar politika bullgare, që nuk është në rregull. Ne nuk do t’i prishim raportet. Do të ulemi të bisedojmë, ne kemi rënë dakord. S’ka pikë për të cilën nuk mund të diskutojmë, madje edhe për ato më të ndjeshmet – u shpreh Taki Fiti- kryetar i ASHAM.

Kryeministri Zaev është i bindur që së shpejti do të tejkalohen dallimet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase, apo pjesa dërmuese e qytetarëve, kuptohet, ne jemi shtet multietnik. Pres që kjo çështje të tejkalohet nga shteti mik i Bullgarisë, ta zgjidh në rrethin e vet dhe t’i tejkalojë këto problematika që janë pjesë përbërëse të marrëveshjes gjegjësisht zgjidhjen e pikave siç është Goce Dellçevi dhe çështje të tjera, si probleme që tejkalohen – deklaroi Zoran Zaev- kryeministër.

Instituti për Gjuhën Maqedonase përmes një njoftimi reagoi ndaj qëndrimit të akademikëve bullgarë, duke u bërë thirrje të afirmojnë shkencën dhe kulturën për të ndërtuar miqësi.

Instituti i Gjuhës Maqedonase:

“Me këtë deklaratë mohohet ekzistenca e gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës maqedonase dhe në këtë mënyrë mohohet identiteti kombëtar maqedonas. Ekzistimi i gjuhës maqedonase me sistemin e vet të veçantë dialektik dhe historinë e vet ka qenë çështje e debatuar në nivel ndërkombëtar kohë më parë, dhe çdo qëndrim që mohon këtë fakt të pamohueshëm e konsiderojmë një provokim të qëllimshëm”, thonë nga Instituti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme