“Varroset” buxheti i Serbisë

Me një ecje nga çeshmja e Terazisë në parkun pranë Parlamentit të Serbisë, shoqata “Një nga pesë milion dje  simbolikisht “varrosi” buxhetin e Serbisë për vitin 2020, duke deklaruar se Ministri i Financave Sinisha Mali është “një vrasës jo vetëm i shtetit, por edhe i buxheteve private të qytetarëve”.

Në parkun pranë parlamentit serb, Sërxhan Markoviq, nga kjo shoqatë, tha se Mali kishte “varrosur” buxhetin e Serbisë dhe tha se “nuk ka buxhet, por vetëm buxhetin e tij personal”.

Markoviq tha se Mali jo vetëm që “ishte vërtetuar se kishte vjedhur punimet akademike, por ishte gjithashtu i përfshirë në aferën e prishjes në Savamali, 24 apartamente në Bullgari dhe procesin e privatizimit”

Studentët lanë një kryq të bardhë në park ku shkruante “Buxheti RS 2020” dhe një kuti që përmbante buxhetin e shtypur të Serbisë për vitin e ardhshëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme