Përfitimet nga mjalti dhe hudhra

Që nga kohët e lashta hudhra është konsideruar një ndër mjetet më efikase kundër sëmundjeve të ndryshme, ndërkaq konsumimi i hudhrës bashkë me mjaltin në lukth të zbrazët i bën mirë maksimalisht organizmit.

A ka gjëra më të shëndetshme se këta dy artikuj: hudhra dhe mjalti?

Hudhrën, por edhe mjaltin patjetër duhet t’i hani në formë të papërpunuar, ndërkaq ekspertët thonë që kjo përzierje mund të pengojë kancerin.

Si bëhet kjo përzierje e shërueshme?

Mjalti vetëm forcon cilësitë e dobishme të hudhrës. Duke përdorur mjaltin bashkë me hudhrën një javë në stomak të zbrazët, ju do të përmirësoni dukshëm shëndetin tuaj, transmeton televizioni publik.

Nevojiten:

 Një filxhan mjaltë bletësh;

– 10 thelpinj hudhre.

Përgatitja:

Bluani hudhrën në blender. Qiteni hudhrën në kavanoz dhe shtoni mjaltin. Mbylleni kavanozin dhe lëreni në një vend të ftohtë një javë.

Nga një lugë të këtij ilaçi merrni çdo ditë gjatë një jave në lukth të zbrazët. Pastaj bëni pauzë disa javë dhe përsëriteni marrjen e këtij ilaçi.

Të mirat e këtij ilaçi:

▪ përmirëson qarkullimin e gjakut;

▪ normalizon shtypjen e gjakut;

▪ ul nivelin e kolesterinës “së keqe” në gjak;

▪ zvogëlon përflakjen;

▪ forcon imunitetin;

▪ eliminon kollën;

▪ shëron trupin nga ftohja dhe gripi.

Derisa jeni duke e përdorur këtë ilaç, rekomandohet të shmangni ushqimin e yndyrshëm, sheqerin dhe ushqimin e shpejtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme