“Rama ik” është kthyer në një refren në stadiumet shqiptare. Ndodhi në inaugurimin e “Air Albania Stadium” në sfidën Shqipëri-Francë, ndërkohë që më pas e njëjta gjë u përsërit edhe në një ndeshje të Skënderbeut në Korçë.
Sonte në derbin Partizani-Tirana, në pushimin e pjesës së parë, thirrjet “Rama ik” ishin sërish prezente. Veç koreve kundër kryeministrit të rinjtë kishin përgatirur dhe bluza me mbishkrimin “Rama ik”.
Gjithashtu edhe Erjon Braçe ka qenë shënjestër e tifozëve të Tiranës, që shpesh herë e shigjetojnë zëvendëskryeministrin në stadium.