Ndërron jete 24 vjeçari A.S. i cili gjate ditës se djeshme mori djegie ë rënda të trupit si pasoje e përhapjes së zjarrit në banesën e tij në Tetovë. Nga dje e deri në orët e sotme të mëngjesit, i riu ka qëndruar nën aparatet e frymëmarrjes në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv.
Pavarësisht trajtimit, mjekët thonë se thellësia e djegieve ka qenë shumë e theksuar dhe kjo ka dëmtuar shume organet te tij.
Siç kanë raportuar mediat, gjatë ditës së djeshme zjarri kishte kapluar një banesë në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë në të cilën ka jetuar i vetëm tanimë i ndjeri A.S.
Si pasojë e zjarrit dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës.