Afan Elezi nga Gostivari zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të Alternativës. Kuvendi zgjedhor i udhëheqësisë së Forumit Rimor u mbajt mbrëmë në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Elezi studimet deri diplomike dhe pas diplomike i ka kryer në Universitetin e Evropës Juglindore. Ai mbanë titullin magjistër i të Drejtës Penale. Ndryshe një periudhë ka punuar në Komunën e Gostivarit, ndërsa tani është i angazhuar në Ministrinë për Kulturë.
Fjalë përshëndetëse në këtë Kuvend Themelor mbajti edhe kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi.