E pakonfirmuar: Zharku provoi sërish të arratisej, u kap në terminalin e ANP-së

Burime të Gazetës Indeksonline bëjnë të ditur se ish kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku përsëri ka provuar të arratisej pas arrestimit lidhur me dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Kjo gazetë bën me dije përmes organeve të sigurisë se Zharku kishte tentuar arratisjen edhe kësaj here për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pak para se të fluturonte në Suedi.

Një gjë të tillë Zharku e kishte bërë edhe më herët, më saktë 5 vjet më herët, kur kishte ikur drejt Suedisë.

Policia e Krimeve Ekonomike kishte kryer hetime për muaj të tërë ndaj Xhabir Zharkut dhe ishte në prag të arrestimit. Por sipas burimeve të Indeksonlinet “dikush” nga lart i kishte dhënë sinjale atij se është në prag të arrestimit dhe se duhej të arratisej.

Pasi i kishte marrë vesh këto informacione, ish kryetari i komunës së vogël kosovare ishte nisur drejt aeroportit të Prishtinës për të ikur sërish në Suedi, por kishte qenë i vëzhguar nga Policia e Kosovës dhe ishte kapur në terminalin e aeroportit.

Të hënën me kërkesën Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Gjykata Themelore e këtij qyteti Xhabir Zharkut i caktoi masën e paraburgimit prej 30- ditësh.

Arsyet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për këtë masë është siç thuhet “duke marrë parasysh natyrën e veprës penale, e ku në rastin konkret i pandehuri akuzohet për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autoritetit.

E kjo hyn në kapitullin e veprave penale kundër detyrës zyrtare dhe dënueshmëria që parashihet për këtë vepër penale, janë rrethana të cilat e justifikojnë masën e paraburgimit si masë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale dhe zbatimin e suksesshëm të saj, e po ashtu edhe faktin se i pandehuri më parë kishte qenë në arrati për t’iu shmangur një procedure tjetër penale përkatësisht ekzekutimit të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, i cili iu ka shqiptuar nga ish- Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Gjithashtu, edhe faktin se ai është edhe shtetas i Suedisë është rrethanë e cila tregon rrezikun potencial se i pandehuri po të gjendej në liri lehtësisht mund të ikte apo të arratisej me qëllim për t’iu shmangur zbatimit të suksesshëm të procedurës penale”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme