Dizajnohet Fiati me tetë rrota

Kanali në YouTube i cili është i njohur në Rusi, “Garazhi 54”, sipas mediave ruse, gjithmonë ka menduar që modelit Uno të Fiatit i “mungojnë” rrotat dhe kanë vendosur që ta shndërrojnë në një “përbindësh lëvizës”.

Për këtë ide, ata janë u frymëzuan nga një punëtori e një automekaniku në Indonezi e cila modelin Vios të Toyotës e ka bërë me tetë rrota, transmeton Koha.

Ndërsa mjeshtrit nga “Garazhi 54” për ta bërë me tetë rrota këtë model kanë shfrytëzuar dy Fiat Uno.

Gjatë testimit, “Garazhi 54” zbuloi se rrotat shtesë vozitjen me këtë Fiat Uno e bëjnë shumë të parehatshëm. Po ashtu, ata zbuluan se motori benzinë i këtij modeli me 45 kW/60 kuajfuqi nuk mund të durojë mjaftueshëm tërheqjen e shtuar si dhe se nxehet shumë shpejt.

Për më tepër, shikoni videon.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme