Mbrëmë rreth orës 23:40 ka mbetur i plagosur me armë zjarri Shaban Ramaj, shkruan Gazeta Metro.
Metro ka mësuar se Shaban Ramaj ka mbetur i plagosur dje në një lokal të qytetit tek rruga ‘Enver Zymberi’, pas një përleshje fizike e të eskaluar pastaj me armë zjarri mes dy grupeve.
Rasti ka ndodhur brenda një kafiterie ku i plagosur ka mbetur Shaban Ramaj, truproja i Kryetares së Bordit të Telekomit, Besa Shatri.
Ramaj ndryshe është mik i deputetit të AAK’së, Bekë Berishës, i cili edhe shihet shumë shpesh me të në aktivitetet e tija.
Plagosja ka ndodhur pas një zënke që kanë pasur mes vete grupet, ndërkohë Shaban Ramaj është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në polici rasti nga ai është lajmëruar se është plagosur aksidentalisht, por policia ka konfiskuar armën dhe ka dërguar të dyshuarin për 48 orë në mbajtje.
“Në një lokal ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Dyshohet se deri tek plagosja ka ardhur pasi një fjalosjeje (zënke) mes disa të rinjve. I plagosuri deklaron se është lënduar aksidentalisht vet-plagosur. Policia ka konfiskuar një armë, ka intervistuar të dyshuar dhe dëshmitarë. Me aktvendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.