Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar të marshojnë nga Presidenca drejt hotel Rogner aty ku po mbahet takimi mes Ramës, Vuçiq dhe Zaev.
Protestuesit thërrasin: Vuçiq, jashtë nga Shqipëria! Ata mbajnë simblokle kombëtare, si flamurin, qeleshe në kokë, etj.
Po kaq dëgjohen thirrje “Rama, Rama tradhtar i shqiptarëve!”
“Rama me Serbinë, Kosova me Serbinë!”, është nje tjeter thirrje që dëgjohet në protestë.
Protestuesit tentojnë të negociojnë me oficerët e policisë që i pengojnë të ecin drejt monumentit Islamil Qemali që ndodhet përballë Rognerit.