Recetë: Patëllxhanë të mbushur

Patëllxhanët kanë nivele të ulëta të yndyrës, kolesterolit dhe kripës. Prandaj kjo recetë e  patëllxhanëve të mbushur ju bën t’i shijoni ato dhe të keni përfitime shëndetësore. 


Përbërësit
1 patëllxhan
1 qepë e kuqe
2 kërpudha
vaj ulliri
salcë
kripë
piper
koncentrat perimesh

Përgatitja

Ndani patëllxhanin në dy pjesë dhe u hiqni tulin.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën dhe shtoni dy lugë nga salca.
Trazojini mirë dhe shtoni kërpudhat. Marinojini me kripë dhe erëza të ndryshme. Shtoni një tabletë perimesh dhe i përzieni mirë.
Në një tavë vendosni patëllxhanët dhe i mbushni me masën e përgatitur.
Sipër i vendosni djathë mozarela dhe e fusni në furrë për ti pjekur në temperaturë 180 gradë, për 30 minuta. Ju bëftë mirë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme