Arbërie Nagavcin e VV-së, Kujtim Shala i LDK-së dhe Memli Krasniqin i PDK-së nënkryetar të Kuvendit

Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin, Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën, ndërsa PDK-ja  ka propozuar  Memli Krasniqin për nënkryetar.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim.

Nga partitë pakicë janë propozuar për nënkryetarë, Slavko Simic dhe Fikrim Damka, të cilët gjithashtu kanë marrë votat e shumicës së deputetëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme