Presidenti rus Vladimir Putin i dërgon një mesazh presidentit kubanez, Raul Castro, ku e ngushëllon për vdekjen e liderit dhe vëllait të tij Fidel Castro
“Emri i këtij shteti të shquar është konsideruar me të drejtë një simbol i një epoke të tërë në historinë e botës”, ka shkruar Putin, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Kuba e lirë dhe e pavarur është ndërtuar nga ai. Castro ka qenë frymëzim për shumë vende dhe shumë popuj”, thotë Putin.
Ai gjithashtu ka shkruar se Fidel Castro ishte mik besnik i Rusisë, i cili thotë se ka investuar në themelimin e zhvillimit të marrëdhënieve ruse me kubanezët, bashkëpunim të ngushtë strategjik në të gjitha sferat.
“Ky njeri i fortë dhe i urtë, gjithmonë e shikonte të ardhmen me besim. Kujtimi për të do të jetojë gjithnjë në zemrat tona”, ka përfunduar Putin në letrën e tij.