Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Vjosa Osmani, ka zbuluar një bisedë në mes të saj dhe kryetarit të Vetëvendosjes (VV), Albin Kurti, ku ajo i ka kërkuar atij që të shtyejë zgjedhjen e Glauk Konfjucës si Kryetar i Kuvendit, transmeton Gazeta Metro.
Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka qenë në dijeni as ajo as partia e saj se çfarë konkretisht po ndodhë në ditën kur po konsitutohej Kuvendi.
“Kur shkuam në Kuvend, tentuam të marrim ndonjë përgjigje se çfarë veprimi do ndërmarrë Vetëvendosje, pasi që nuk ishim në dijeni. Fillimisht nuk morëm përgjigje nga ta edhe pse kemi diskutuar me një numër të madh të deputetëve të tyre”, ka bërë të ditur ajo.
Tutje Osmani ka zbuluar bisedën e saj me Albin Kurtin, ku ajo i ka sygjeruar atij që çështja e propozimit të Kryetarit të Kuvendit, të shtyhet edhe për një javë.
“Gjatë diskutimit me Albin Kurtin, sygjerimi ish shumë miqësorë dhe në favor të arritjes së një marrëveshje, ishte që çështja e propozimit të Kryetarit të Kuvendit të shtyhet edhe për një javë, vetëm që t’i jepet hapësirës vazhdimit të negociatave”, ka thënë Vjosa Osmani, transmeton Gazeta Metro.
Ndërkaq nënkryetarja e LDK’së, ka bërë të ditur se e ka lutur Kurtin që ta shtyejë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, mirëpo ai nuk ka pranuar.
“Ka qenë një lutje apo sygjerim, që edhe për një javë t’i jepim hapësirë negociatave për koalicion dhe të mos zgjidhet atë ditë Kryetari i Kuvendit. Mirëpo përgjigja e Albin Kurtit ishte jo”, është shprehur Vjosa Osmani.
Kujtojmë që VV dhe LDK tani janë shumë larg arritjes së një marrëveshje, pasi që zgjedhja e Glauk Konjufcës Kryetar i Kuvendit, i ka goditur fortë marëdhëniet e tyre, pasi që kjo pozitë ishte pjesë e negociatave.