Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

Një aksident ndodhi këtë të dielë në afërsi të Rubikut në Rrugën e Kombit, një mikrobus me pasagjerë u përplas rëndë me një makinë.

Si pasojë e impaktit, drejtuesi i makinës mbeti i vdekur. Nga pamjet e publikuara tashmë, duket qartë se sa e fortë ka qenë përplasja, aqsa makina është ndarë më dysh. Nga ana tjetër në autobusin me pasagjerë që udhëtonin nga Tirana drejt Kosovës, mbetën të lënduar 8 persona.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në qytet Rubik, Mirditë, janë përplasur automjeti i një agjensie turistike me drejtues K.M., me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë demtime 8 shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M.,të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme