Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një përleshje në një lokal në Prishtinë.
Pas përleshjes fizike, aty janë përdorur edhe armët e zjarrit, raporton Gazeta Express.
Mëngjesin e së martës në një lokal në Prishtinë, disa persona janë përleshur fizikisht. Me të dalë nga lokali në të cilin ndodheshin, të dyshuarit kanë përdorur edhe armët e zjarrit.
Këtë rast e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 06:00 në stacionin policor Jugu në Prishtinë është iniciuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht ka pasur një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorur edhe armë zjarri.
Njësite kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.