Spasovski: Qeveria teknike votohet më 3 janar

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se qeveria teknike do të votohet në Kuvend më 3 janar ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 12 prill. Duke folur për dallime mes pushtetit dhe opozitës për ministrin teknik të punëve të brendshme, Spasovski thotë se VMRO-ja duhet të respektoj kushtetutën andaj edhe pret propozim të ri.

Ai kërkoi nga opozita që ta respektojë Kushtetutën kur bëhet fjalë për ministrin e ri teknik të punëve të brendshme. Spasovski shpreson se VMRO-DPMNE do të propozojë kandidat të ri. “Mendoj se atë do ta bëjnë dhe bashkërisht do të hyjmë në qeverinë kalimtare e cila do të duhet t’i përfundojë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet”, deklaroi Oliver Spasovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme