VV reagon pas vendimit për rastin Pronto

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore për të akuzuarit në rastin e njohur si Pronto, raporton Gazeta Express.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook se me të gjitha provat e publikuara, prapë janë liruar protagonistët e rastit Pronto. Kjo sipas tij, tregon për kapjen e shtetit nga PDK-ja.

“Këtij shteti i duhet urgjentisht ligji i vetingut që të spastrohen gjykatat nga gjykatës të cilët marrin vendime arbitrare. Çfarë prova tjera duhet Grabovci and Co të dënohen. Turp!!!”, ka shkruar ai./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme