Tri veturave të mërgimtarëve iu shpërthehen gomat në Serbi

Është bërë e ditur se një shqiptar nga Kosova, i cili jeton në Gjermani, i janë shpërthyer dy gomat e veturës në Serbi, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se ai ishte duke kaluar nëpër autostradën e Nishit, teksa ka thënë se serbët me qëllim kanë bërë një veprim të tillë.

E gjitha kjo është bërë e ditur përmes një postimi në grupin e njohur në Facebook, “Marakli të kerreve”.

Sipas tij, gjatë të premtes mbrëma janë paraqitur edhe dy raste të tjera, ku dy vetura të mërgimtarëve e kanë pësuar në mënyrë të njëjtë, duke iu shpërthyer gomat e veturave.

Ndërkaq thonë se kjo po bëhet edhe për të përfituar financiarisht.

Ata kanë bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit. /Albinfo.ch.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme