Qyteti i Shkodrës është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy shpërthime të njëpasnjëshme me tritol.
Duke shfrytëzuar errësirën e natës dhe lëvizjet e pakëta në rrugë, autorët e kësaj ngjarje kanë mundur të largohen pa u pikasur nga askush. Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe pritet që grupi hetimor të zbardh të plotë atë dhe të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndonjë konflikt me persona të tjerë të vetë shefit të Prel Milani apo për shkak të detyrës.
Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Pavarësisht shpërthimit polici Prelë Milani nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë.
Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë ardhur ekspertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre.
Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polici dhe komandant poste në Theth.
Çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjësim të lëndëve narkotike si pjesë e policisë.
Ndaj dyshimet e para janë se ky është një sinjal për policin Milani. Një tjetër shpërthim me tritol gjatë mbrëmjes që lamë u regjistrua në fshatin Grudë e Re, në banesën e shtetasit Kolë Bungaja. Ndërkohë, policia po heton në lidhje me ngjarjet.
Por sikur kjo të mos mjaftonte, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur po në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi tjetër me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin Grude e Re në banesën e Kolë Bungaja. Lënda plasëse e cila dyshohet të jetë tritol i është vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.
Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpërthimit. Ndërkohë po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.