Për një vit në doganë, rreth 40 raste nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Dogana e Kosovës, KEDS-i dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit(AKP), janë ndër institucionet më të korruptuara në vend bazuar në raportin pulsi publik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që u patë publikuar gjatë këtij viti.

Vetëm në Doganën e Kosovës, për dyshim të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, brenda një viti janë trajtuar 40 raste, ndërsa, në proces gjyqësor për korrupsion janë mbi 10 zyrtarë doganorw të cilët janë edhe të suspenduar nga puna deri në një vendim të prerë nga gjykata.

Drejtues të Doganës së Kosovë pohojnë se ka zyrtarë doganorë që janë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa në vitet paraprake ka pasur zyrtarë të këtij institucioni edhe të dënuar për korrupsion.

Nga 400 mijë procedura të ndryshme të zhdoganimit brenda një viti, dogana pranon 700-800, ankesa nga subjekte të ndryshme.

Drejtori i Doganës, Bahri Berisha në një intervistë për KosovaPress, thotë se dogana është një prej institucioneve të pakta në Kosovë që vet i heton këto dukuri negative. Kjo sipas tij, ka ndikuar tw ketw një efekt shumë më të madh, sepse nga vet stafi që punon në doganë, hetohet puna që mund ta keqpërdorë dikush, për këtë edhe mund të reagohet më shpejt.

Berisha thotë se ndaj asnjë zyrtari doganor nuk ka tolerancë, ka edhe një numër edhe të suspenduar që tashmë janë jashtë detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve në punën e tyre zyrtare.

Drejtori  Berisha pohon se janë duke pritë vendimet e gjykatave për më shumë se 10 zyrtarë, për të cilit tha se varësisht prej aktgjykimeve të formës së prerë, edhe vepron dogana.

Edhe pse numri i ankesave arrin rreth 1 mijë ndaj doganës, drejtori Berisha thotë se kjo shifër tregon që është një trend në rënie nga viti në vit, teksa shtoi se në baza vjetore janë rreth 10 deri 15 përqind më pak ankesa.

Sipas Berishës, Dogana është në shërbim të bizneseve dhe qeverisë, derisa tha se politikë dhe strategji e këtij institucioni është në lehtësim të tregtisë dhe lehtësim të biznesit pa vënë asnjë herë barriera.

Drejtori i Doganës Berisha thotë se për hetimin e korrupsionit, dogana zhvillon dy parë procedura, edhe çështjen administrative, sepse nëse shkelet kodi i etikës dhe kodi i mirësjelljes, merren veprime administrative të përjashtimit prej punës ndaj atyre zyrtarëve që i është ndarë procedura nga penalja. Ndërsa, për vepër penale vendos gjykata, kurse për shkelje administrative vendosin komisionet e brendshme në bazë të rregullave dhe udhëzimeve që janë brenda doganës për përjashtim, largim, degradim.

Ndryshe, dogana është një ndër burimet kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit, që për vitin 2019 ky institucion ka arrit të inkasoj rreth 1.2 miliardë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme