Albert Rufati është 38 vjeçar dhe jeton në Tetovë. Ajo që e ka bërë fytyrë mediatike është djali i tij trevjeçarë me emrin UÇK.
Dhe në ndërkohë ai ka shejguar për mediat pse këtë emër si dhe për frikën e tij për të ardhmen e të birit në Maqedoninë e Veriu.
Përndryshe Alberti qysh si 17 vjeçar është paraqitur vullnetarisht të bëhet pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por shkaku i moshës nuk i është plotësuar dëshira.
“Në luftën e Kosovës kam qenë 17 vjeç dhe jam paraqitur vullnetar (ushtar) për Kosovën bashkë me Bashkim Sherifin, por na kthyen prapë nga Shqipëria sepse ishim shume të rinj. Pastaj jam kthyer në Tetovë dhe kam qenë vullnetar për ndihmat këtu që i kemi ndarë për Kosovën”, pohon ai për mediat.
Pas kësaj, Alberti është bërë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
“Ndërsa në luftën e 2001-së kam qenë nga fillimi e deri në fund. Unë jam ndër 60 ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Në luftë kam pasur shumë shokë, kemi qenë shumë të rinj, atëherë i kam pasur 19 vjet. 20 i kam bërë në luftë dhe ajo na frymëzoi në rrugën e patriotizmit apo atdhedashurisë, kjo ka qenë njëra ndër arsyet apo thënë me mirë arsyeja kryesore pse unë ia kam vënë emrin djalit Uçk”, ka shpjeguar për mediat Albet Rufati.