Irani shënjestron bazën ajrore të Irakut me “dhjetëra raketa”

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) me “dhjetëra raketa” ka shënjestruar bazën ajrore Ain al-Asad në Irak, e cila operohet bashkërisht nga forcat e SHBA-ve dhe Irakut, transmeton (AA).

“Në operacionin ‘Dëshmori Soleimani’ në orët e para të së mërkurës, dhjetëra raketa tokësore u lëshuan në bazën e SHBA-ve dhe me sukses u godit baza Ain al-Asad”, tha IRGC në një deklaratë zyrtare.

IRGC theksoi se ky bombardim ndaj bazave të SHBA-ve është thjeshtë fillimi i një seri sulmesh hakmarrëse.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima.

Pentagoni njoftoi se mbi 12 raketa kanë shënjestruar bazat në Irak, ku operojnë së bashku me ushtrinë irakiane.

Qassem Soleimani, kreu i forcës elitare të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, të premten u vra në një sulm me dron amerikan para aeroportit të Bagdadit.

Vdekja e tij shënoi një përshkallëzim në tensionet midis SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të nxehta që në vitin 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Washingtonin në mënyrë të njëanshme nga pakti bërthamor i vitit 2015 midis fuqive botërore dhe Teheranit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme