Irani ka nisur një tjetër sulm raketash në një numër objektesh amerikane në Irak, sipas agjencisë të lajmeve Tasnim. Raundi i ri i raketave vijon të parën në më pak se një orë.
“Disa minuta më parë [3:30 pasdite me kohën lokale] nisi vala e dytë e sulmeve raketore iraniane në bazën amerikane,” raportoi media.
Pentagoni konfirmoi më parë të martën se “më shumë se një duzinë” raketa balistike iraniane ishin qëlluar në bazat amerikane, përfshirë bazën ajrore Al-Asad në Irakun perëndimor, duke premtuar se “do të marrë masat e nevojshme” për të mbrojtur personelin amerikan në rajon. Disa raketa shtesë u raportuan se u qëlluan në një tjetër strukturë amerikane pranë qytetit të Erbil, tha një zëdhënës i Pentagonit për Reuters.