Presidenti Trump u informua për sulmet me raketa në një bazë ajrore, të përdorur nga trupat amerikanë në Irak.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.
Sipas asaj që po raportohet në CNN, funksionarët më të lartë shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbajnë mbledhje me dyer të mbyllura dhe ende nuk dihet se çfarë vendime do të marrin.
Sipas raportimeve, raketat ballistike që kanë shpërthyer në bazën amerikane kanë qenë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi si dhe mjaftë të fuqishme.