“Ne po mundohemi të shkojmë me një koalicion. Jemi në bisedime me partitë politike shqiptare. Deri në mes të janarit do të dihet koalicioni fitues. Publiku e di se ne jemi në bisedime me z. Sela dhe do të shohim nëse mund ta zgjerojmë bllokun. Shpresoj që në bllokun shqiptar tashmë do të ketë një ndryshim që pritet prej 20 vitesh. Shqiptarët ndjejnë një llojë monizmi që përsëritet me BDI-në për 20 vjet në pushtet. Shumë qytetarë dëshirojnë ndryshime, duan të shohin krasitjen e vërtetë ose një formulë fituese që mund t’i heqë ata nga pushteti”, ka thënë për emisionin “Utrinski Brifing”, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.