Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se është takuar me Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane.
Jahjaga ka shkruar se me Schutz kanë biseduar për thellimin e raporteve në mes të dy shteteve, teksa është shprehur se e ka falënderuar edhe për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Biseduam për thellimin e raporteve në mes të vendeve tona dhe e falënderova për mbështetjen e pakusht të Gjermanisë ndaj Kosovës”, ka deklaruar ish-presidentja.
Diplomatja gjermane iu ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që institucionet të formohen sa më shpejtë.
“Në takim folëm edhe për nevojën e formimit sa më të shpejtë të Qeverisë në Kosovë dhe shmangien e vakumit institucional”, thuhet në shkrimin që Jahjaga e ka publikuar në Facebook.
I pranishëm në takim ka qenë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christian Held./GazetaExpress/