Fotografia më prekëse e luftës në Kosovë: Pamje që s’do të harrohet kurrë

Lufta e fundit në Kosovë ka thyer mijëra zemra, krahas krimeve të pamëshirshme që serbët kanë kryer te popullta kosovare, e një pamje e tillë e prekëse është edhe kjo fotografi, e një fëmije kosovare derisa i jep lamturmirën babait, nga dritarja e autobusit

Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky: “Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”.

Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet.

Kujtojmë, që në këtë luftë u dëbuan 800,000 kosovarë nga territoret e tyre nga forcat barbare serbe, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK’së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.

Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara. /Metro

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme