Ku mbeti presioni i ndërkombëtarëve për krijimin e qeverisë së re?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nisur bisedimet tash e dy muaj për një koalicion bashkëqeverisës, mirëpo ende nuk po munden të arrijnë marrëveshje. Kjo për shkak të posteve që s’po mund t’i ndajnë këto dy parti.

Përkundër faktit që Kosova ka mbetur me një qeveri në rënie, dhe shumë çështje të rëndësishme shtetërore kanë mbetur pezull, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara edhe pse kanë bërë thirrje për krijim të qeverisë së re, nuk po ushtrojnë presion siç ka nodhur më parë.

Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa janë takuar disa herë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett mirëpo kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjë llojë trysnie për arritjen e marrëveshjes. Thirrje për krijim të qeverisë kanë bërë edhe ambasadorët e vendeve të tjera dhe Bashkimi Evropian, por nuk asnjëra nga do s’ka qenë këmbëngulëse.

Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani ka thënë për lajmi.net se arsyeja pse nuk po bëhet presion është për shkak që tash BE-ja dhe Amerika nuk e kanë më Kosovën lartë në agjendën e tyre, pasi kanë më shumë prioritete para se me u marrë me Kosovën.

“BE nuk është duke shfaqur gatishëmri se po do të zgjerohet, nuk ka optimizëm ose ndonjë horizont kohor se kur Kosova do të mund të bëhet pjesë e BE-së, prandaj nuk ka as forcë e as kredibilitet me i kërku Kosovës ose me ushtru presion mbi akterët politik në Kosovë pasi që nuk ka me çka t’i bëj presion”, ka thënë Ramadani.

Ndërkohë sipas tij, Amerika ka probleme tjera siç është lufta tregtare me Kinën, konflikti me Iranin, paditja e presidentit Donald Trump etj.

Ramadani thotë se arsye tjetër e mostrysnisë është edhe pavarësia e Kosovës në vendimmarrje.

“Arsye tjetër është se tash Kosova ka arritë njëfar pavarësie në vendimmarrje, e ka një autonomi sa i përket agjendës së shpjetësisë në të cilën funksionon, përkundër gjitha mosfunksionimeve shtetërore e kemi parë që Kosova e ka arrit njëfar imuniteti përballë trysnisë ndërkombëtare. Kemi rastin e vendimit të Haradinajt dhe këmbënguljes së tij për të mos hequr taksën ndaj Serbisë edhe përkundër presionit”.

Tutje, analisti ka theksuar se ndërkombëtarët mund të japin rekomandime dhe këshilla por forca që e kanë pas në të kaluarën ndaj politikanëve për t’i nxitur të krijojnë marrëveshje, nuk ekziston më.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme