E dhimbshme: Para një jave vdiqën nëna e vëllai i heroit Alushani, sot ndërroi jetë edhe vëllai i madh

Viti 2020 për familjen e heroit të dëshmorit të kombit, Imer Alushani nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit nisi me dhimbje të madhe.

Më 2 janar, u nda nga jeta nëna e tij, Miradia, derisa nga dhimbja e madhe në orët e hershme të mëngjesit kishte ndërruar jetë edhe djali i saj Luani.

Ky lajm ka prekur të gjithë, derisa ende pa u mbyllur dyert e mortit, në këtë familje ka vdekur edhe vëllai i tjetër i dëshmorit Alushani, Rama.

IndeksOnline mëson se i ndjeri ishte në koma, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmi është dhënë nga kryesia e fshatit të cilët në njoftim kanë shkruar:

“Lajm Mortor! Sot me datë 09.01.2020 u nda nga jeta vëllai i madh i heroit të kombit Imer Alushanit, Ramë Muharrem Alushani..Ju kujtojmë se sot 1 javë, me 2 janar u varrosën Miradija dhe Luani. d.m.th 3 vdekje për 7 ditë. Allahu ua lehtësoftë dhimbjen të gjallëve e shpirti i tyre në gjenet. Për varrim ju njoftojmë më vonë, nga Kryesia e Fshatit”.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme