Arbërie Nagavci thotë se nuk duhet humbur durimi për arritjen e marrëveshjes VV-LDK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se qytetarët duhet të kenë durim deri në formimin e qeverisë.

“Në Kryesinë e LV! i kemi deleguar detyrën e zhvillimit të bisedimeve grupit punues, deri në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për vendin sipas vullnetit të shprehur nga qytetarët. Andaj dhe me besimin e plotë tek Kryetari Kurti dhe kolegët tanë ftoj për durim”.

“Në momentet e rëndësishme, përkundër tensionit e presionit, e madje pikërisht për këtë, vendimet duhet të jenë të matura mirë, të kujdesshme e të drejta”.

“Dëshira për zgjidhje të shpejta e arritje të marrëveshjes, sado e kuptueshme, nuk mund të jetë arsyeja për të humbur durimin”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme