Mërgimtarët pritje deri në katër orë për të dalë nga Kosova

Mërgimtarët që janë duke e lënë Kosovën, pas përfundimit të pushimeve dimërore, janë duke u përballur me pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara sot në orën 13:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdare po pritet deri në katër orë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë rreth 700 metra.

Për dallim prej Merdares, pikat tjera kufitare nuk janë të ngarkuara. Hyrja dhe dalja në këto pika mund të bëhet nga tre deri në 20 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme