Pas vrasjeve të fundit, Lleshaj urdhëron drejtuesit e policisë: Asnjë komunikim me mediat!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj urdhëron drejtuesit e policisë që të mos lejojnë daljen e materialeve hetimore për ngjarje të ndryshme kriminale, duke iu referuar dy vrasjeve të ditëve të fundit, në Rrëshen dhe Paskuqan.

Në urdhrin e siguruar nga Ballkan Web, Lleshaj thekson se materialet përbëjnë sekret hetimor dhe se po skandalizojnë opinionin. Më tej, nuk ngurron t’i paralajmërojë drejtuesit e policisë me ecuri të rëndë disiplinore.

“Përshëndetje të nderuar shefa Komisariatesh dhe sektorësh. Marr shkas nga dalja në media të materialeve procedurale si në rastin e vrasjes në Rrëshen dhe vrasjes në Paskuqan, ku dalin detaje të cilat jo vetëm që bëjnë sekret hetimor. po skandalizojnë opinionin duke i interpretuar çdofarë personi.

Ju porosis: Asnjë komunikim me mediat për asnjë lloj argumentimi. Pasqyrimi i punës suaj do të bëhet nëpërmjet zëdhënësit të drejtorisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme. Në çdo rast që do të konstatoj do të filloj pa hezitim ecurinë e rëndë disiplinore ndaj jush. Me të njëjtin shqetësim përcilleni të vartësit tuaj këtë mesazh.

Nuk dua justifikime për daljen e tyre por ju porosis të jeni të vëmendshëm për ecurinë. Konfirmoni”-thuhet në mesazhin e dërguar të Ministrisë së Brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme