Xhevdet Pozhari: Albin, mos u fsheh por dil ballëhapur!

Shkrimtari dhe analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me bisedimet mes V V dhe LDK-së për formimin e qeverisë. Sipas tij, humbës nga kjo zvarritje e arritjes së marrëveshjes është Albin Kurti dhe VV që ai drejton. Pozhari vlerëson se deri m tani Kurti ka luajtur sipas tempos që ia ka imponuar LDK-ja andaj koha është që të del në terrenin e vet e t’ua kthej besimin anëtareve të partisë që drejton. Më poshtë ua sjellim komentin e plotë që Xhevdet Pozhari e ka publikuar në faqen e tij të FB.

“Në dy palë zgjedhje, Albin Kurti doli kandidati më i votuar për kryeministër. Tash së fundmi, Vetëvendosje doli edhe partia më e votuar duke ia mundësuar atij edhe formimin e qeverisë.

Albin Kurti duhet ta ketë të qartë se si personalitet që tejkaloi me vota figurat më të rëndësishme të LDK-së, është planprishësi kryesor i një partie e cila i shfrytëzon sezonalisht emrat e saj.

Tash, LDK e ka kuptuar se nuk mjafton vetëm forcimi i figurave të saj, por paralelisht duhet të dobësoj edhe kundërshtarët politik. Në këtë rast njeriun e vetëm që u bë pengesë që ajo mos ta ketë timonin e qeverisë, – Albin Kurtin. Jo rastësisht e quan “partia me 29 deputetë”, e jo partia fituese.

Shkaku i përvojës së gjatë në politikë, LDK e din se nëse ka arritur ta rikuperojë imazhin e saj edhe pas bashkëqeverisjeve me PDK-në, fare s’do ta kishte problem pas dështimit eventual të koalicionit me VV ta bënte të njëjtën. Ajo tashmë e ka edhe emrin e kandidatit të ri për kryeministër – njëri nga tre më të votuarit në zgjedhjet e fundit!

Albin Kurti duhet të veprojë shpejtë, ta bëjë ofertën me përmbajtjen “take it, ore leave it”. E, më pas të del t’iu tregojë votuesve të tij se me kaq fuqi politike, ky ishte maksimumi që mund ta bënte. Jam shumë i sigurtë se ata do ta mirëkuptonin këtë veprim më shumë sesa strukjen e tij. E, veç strukja nuk i ka hije Albinit të cilin shumëkush e votoi edhe për guximin, poaq sa për mençurinë.

Deri tash ke luajtur sipas tempos së tyre, Albin! Sjelli në terrenin tënd nëse nuk don që të jesh humbës.” – shkruan Xhevdet Pozhari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme