Turqia që shahet nga Islamofobët ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e 500 shtëpive në Shqipëri

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministri turk i Mjedisit dhe Urbanistikës Murat Kurum kanë firmosur Protokollin për ndërtimin e 500 shtëpive në zonën e Laçit për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij ministri turk tha se pret që brenda janarit, autoritetet shqiptare të dorëzojnë truallin e ndërtimit dhe shtoi se lagjet e reja do të ndërtohen duke respektuar traditën shqiptare. Ai përcolli gjithashtu përshëndetjet e Presidentit Erdogan dhe nënvizoi se dhe në të ardhmen bashkëpunimi i dy vendeve do të vazhdojë.

“Jemi këtu në kuadër të këtij procesi dhe deri në fund të Janarit autoritet shqiptare të na dorëzojnë truallin ku do të bëhet ndërtimi. Do të jetë një lagje shembullore, dhe ndërtimi do të përshtatet me arkitekturën dhe traditën shqiptare.”

I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit ishte edhe kryeministri Rama i cili falënderoi ministrin turk dhe Presidentin Erdogan për ndihmën e tyre. Rama theksoi se banorët do të kenë banesa më të mira se ato që u shembën nga tërmeti dhe se projekti i ri parashikon edhe një plan zhvillimi të zonës.

“Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull. E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi“, tha Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme