Menjëherë pasi opozita e bashkuar mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për t’u dakordësuar me palën tjetër për Reformën Zgjedhore, tryeza mes palëve nuk vonoi.
Në 13:00, “në kuadër të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e Reformës Zgjedhore”, u mblodh një tryezë mes palëve, pjesë e të cilës janë edhe dy të mandatuarit e opozitës së bashkuar. Tryeza po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.
Të pranishëm në tryezë janë gjithashtu, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, si edhe bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare.
(BalkanWeb)