Kryeministri shqiptar Edi Rama e ka paditur dje homologun e tij kosovar, Ramush Haradinajn.
Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve, shkruan Insajderi.
Menjëherë pas këtij momenti ka reaguar edhe vetë Haradinaj, i cili ka thënë se “padia është e pabazuar”.
Të shumta kanë qenë edhe reagimet kundër Ramës nga mbështetësit e Haradinajt.
“Sot kur ne përkujtojmë Masakrën e Reçakut dhe qindra krime tjera të kryera nga shteti serb, Edi Rama në vend që të padisë mikun e tij Vuçiq, ai paditi Kryeministrin e Kosovës, vëllaun e heronjëve Shkelzen e Luan Haradinaj. Kazani nuk mund të jetë ndryshe”, ka shkruar mbrëmë Lekaj në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.