Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër (4) kërkesa për sekuestrimin të përkohshëm. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një (1) kombi të markës “VW LT 28”, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje pylli”. Ndërsa, kërkesa tjetër për sekuestrim të përkohshëm është bërë për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikimi”, ku me ç’rast është sekuestruar një (1) veturë “VW GOLF”.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e disa masave drusore. Nga kërkesa e parë janë sekuestruar 14 copë dru Ahu teknik breu, të gjatësisë nga 15-23 metra, të trashësisë me diametër 26-44 cm të pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 18.12 m³. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar 15 copë dru teknik breu, të gjatësisë rreth 12-15 metra, të trashësisë me diametër 26-48 cm të pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 13.84 m³.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave. Po ashtu kjo prokurori, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e disa masave drusore të dyshuara se janë përfituar nga vepra penale “kontrabandimi i mallrave”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.