Policia italiane ka prangosur M.Morina (emër i njohur për redaksinë), i dyshuar për privimin nga jeta e kushëririt të tij, Erion Morinës, 20 vjeçarit nga Drenoci i Malishevës, trupi i pajetë i të cilit u gjetë në lumin e Kalkios në Itali.
Sipas mediave italiane, M.Morina është kushëriri i viktimës, i cili ishte moshatar me të dhe së bashku me të ishin shpërngulur në Itali, para disa viteve.
Mediat italiane raportojnë se M. Morina u prangos nga policia ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë, por prangosja e tij u bë i ditur vetëm mbrëmjen e djeshme.
Për të kuptuar nëse Erion Morina vdiq nga plagët ose pasi ra në kanal, është urdhëruar autopsia e trupit të pajetë të tij.
Për të kujtuar 20 vjeçarin, në vendin e ngjarjes gjatë ditë së djeshme shokët e tij vendosën disa buqeta me lule dhe qirinj.
Në përkujtimin e tij morën pjesë edhe qytetarë italianë dhe fqinj të ndërtesës ku viktima kishte jetuar për gjashtë muaj së bashku me kushëririn e tij M.Morina, i dyshuar për privimin nga jeta të tij.