Inspektorati i punës pas një inspektimi në mediat e Kosovës ka gjetur 21 të punësuar pa kontrata pune, kurse në 649 raste nuk është respektuar orari i punës.
Kështu tha kryeinspektori Basri Ibrahimi, gjatë një konference për media, ku theksoi se gjatë këtij inspektimi janë shqiptuar 3 gjoba, për të cilat tha se nuk dëshiron të tregojë me detaje.
Ibrahimi shtoi se nga 1177 të punësuar në medie, 719 janë femra.